MB kërkon procedim disiplinor për 42 ish-drejtues policie
Pëlqej
Ministria e Brendshme i propozon Drejtorisë së Standardeve në Policinë e Shtetit nisjen e procedimit disiplinor për 42 ish-drejtues policie. Pas një auditi të zhvilluar gjatë periudhës mars-prill gjatë verfikimit të 45 tenderëve të Policisë së Shtetit janë konstatuar shkelje.

Sipas News 24, gjatë auditit u gjetën shkelje te blerja e produkteve të materialeve për Institutin e Policisë Shkencore, karburanteve, karroatrecit, mirëmbajtja e shërbimeve të komunikimit, mjekeve të informatikës, si dhe rikonstruksionit të godinave. E gjithë dosja me shkelje në muajin maj, ju dërgua Prokurorisë. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori