MB i përgjigjet PD-së: Rifat Çokaj i padënuar
Pëlqej
Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me drejtuesin e ri të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe.

Sipas njoftimit të MPB-së komisar Rifat Çokaj ka një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në strukturat e Policisë së Shtetit.

"Ai ka punuar në Policinë e Shtetit edhe gjatë viteve të drejtimit të PD, 2005-2006.
Është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij, më datë 16.09.2006, kur mbante detyrën e specialistit të Drejtimit në Seksionin e Qendrës Operative dhe të Emergjencave.Është ripranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më 19.11.2013, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.Bazuar në Dëshminë e Penalitetit, z.Rifat Jakup Çokaj, rezulton i padënuar." thuhet ne deklaraten e MPB-se. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori