MB bën bilancin e korrikut (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ministria e Punëve të Brendshme publikoi sot rezultatet e punës së saj për muajin korrik ku bëhet e ditur se gjatë këtij muaji është sekuestruar 400 % më shumë marijuanë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas raportit gjatë këtij muaji për krime ekonomikë janë proceduar 38.9% më shumë persona, krahasuar me të njëjtin muaj në 2013.Po kështu, rritje është regjistruar edhe në numrin e personave të proceduar për trafiqe, në rreth 40% , si dhe janë sekuestruar 3 milionë Euro për pastrim parash.

Por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është regjistruar edhe ulje me 61.5 % e numrit të vrasjeve, si dhe ulje me 33.3 % e numrit të aksidenteve. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori