Mazniku: Cilësi dhe financim në arsimin e lartë
Pëlqej
Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku deklaroi sot se reforma në universitete synon cilësi në asim, pa cënuar mundësinë e kujtdo për tu arsimuar.

Duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se janë mbyllur dyert e universiteteve për 11 mijë të rinj kryesisht të shtresave të varfëra, Mazniku sqaron se janë akorduar kuota që do të akomodojnë vetëm në universitete publike më shumë rreth 70% të nxënësve që kanë kaluar maturën dhe plotësuar formularin A2 ( 24 958 maturantë ).

“Nga vetë IAL-të janë kërkuar 22. 000 kuota. Më pas analizuam me shumë kujdes kërkesat në një proces analize shëmbullore duke prodhuar një dokument strategjik transparent dhe analitik. Nga kjo analizë miratuam në total 19196 kuota, pra më pak se kërkesa vetëm 2 804 kuota” u shpreh Mazniku.

Ai thekson se ndërkohë është ndërhyrë në 25 programe me më pak se 10 studentë, në 14 programe me studentë të regjistruar me notë mesatare më pak se 5.5, dhe në 26 programe që u mbyllën se nuk plotësonin kriteret ligjore./albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori