Mazniku akuza ndaj Pollos: Themeloi piramidat mashtruese të arsimit të lartë
Pëlqej
Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku bëri përgjegjës ish-ministrin e Arsimit, Genc Pollo për mashtrimin shtetëror me diplomat pa vlerë. Në një deklaratë për mediat, Mazniku e cilësoi Pollon një ndër themeluesit e piramidave mashtruese të arsimit të lartë.

"Dhuna e përditshme verbale e z. Pollo dhe e shqupatarëve të tjerë, ka si shtysë shpifjen se Ejona Isufaj ka paraqitur një doktoratë false për të marrë vendin e punës në Ministri. Kjo është po aq e pavërtetë sa ç’është e pavërtetë se zonja Isufaj është kryeinspektorja që gjykon kush universitet hapet e kush mbyllet. Për këtë zonja Isufaj ka bërë edhe padinë përkatëse në gjyq dhe ministri i piramidave në arsim le të shkojë e ta provojë para gjykatësve shpifjen e tij. Ne jemi krenarë për reformën historike që kemi ndërmarrë dhe do e çojmë deri në fund pa u ndalur para asnjë vitrine dhe asnjë pasqyre ku shihen e krihen të papenduarit për shkatërrimin që i sollën arsimit. Ne jemi krenarë që po bëjmë realitet zotimet e Aleancës për Shqipërinë Europiane" u shpreh Mazniku. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori