Mazhoranca, një barrikadë në mbrojtje të korrupsionit
Kryetari i Asamblesë Parlamentare Gramoz Ruçi deklaroi sot se “kjo mazhorancë është vendosur si barrikadë e mbrojtjes së korrupsionit”. Jemi këtu, vijoi ai para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, që të diskutojmë dhe vendosim për hapat e opozitës shqiptare si e vetmja shpresë në këtë vend për zgjidhjen e krizës politike, transparencën e zgjedhjeve, plotësimin e standardeve për integrimin e vendit dhe luftën që duhet zhvilluar ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Kjo mazhorancë jo vetëm që nuk ka vullnetin por këmbënguljen ta mbrojë”, theksoi Ruçi.

Burimet nga PS, thonë se opsioni i vetëm është ai i mbajtjes së një mardhënie të kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë.
Shtuar më 14/01/2011, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori