Komisioni i Ligjeve miraton rezolutėn pėr punėn e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr vitin 2011. Opozita e pranishme nė mbledhje ka votuar kundėr projekt/rezolutės, duke e cilėsuar atė si nė kundėrshtim me ligjin.
Sipas deputetit tė PS-sė, Damian Gjiknuri, raporti nuk ka kuptim nė kohėn qė vetė kreu i KQZ Arben Ristani nuk erdhi tė raportonte.
Ai ka theksuar se nė rezolutė nuk ėshtė i pėrfshirė edhe raporti i OSBE-sė pėr cilėsinė e zgjedhjeve ndėrsa ka shtuar se askush nuk ėshtė ndėshkuar pėr shkatėrrim zgjedhjesh.
Ndėrsa kryetari i komisionit tė ligjeve Ilir Rusmajli ka theksuar se rezoluta e KQZ-sė synon tė ketė njė gjuhė tė ekuilibruar.