Mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit, zbardhen pyetjet finale
Kuvendi i ka dërguar Komisionit të Venecia për hetimin e presidentit të Republikës Ilir Meta dhe emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka drejtuar 6 pyetje, të cilat kanë pësuar ndryshime nga ato që u lexuan në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor të drejtuar nga Ulsi Manja për shkarkimin e Presidentit.

Në shkresë, ekspertët e Venecias pyeten nëse është i ligjshëm emërimi i një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji dhe jashtë listës së Këshillit të EmërimeveDrejtësi, siç ndodhi në rastin e Marsida Xhaferllarit.

Më tej pyetet sesa legjitime janë vendimmarrjet e një gjykate të plotësuar në një mënyrë të tillë dhe a konsiderohet i emëruar një gjyqtar të cilin presidenti refuzon ta emërojë?

Po ashtu edhe forma e ndjekur nga Arta Vorpsi për të bërë betimin te noteri është objekt interpretimi nga Venecia, shkruan Fax news.

Në shkresën drejtuar Xhani Buquicchio, renditen edhe akuzat e kreut të shtetit për Këshillin e EmërimeveDrejtësi, si dhe pretendimet e mazhorancës se ai e dubloi këtë këshill.
Shtuar më 10/01/2020, ora 22:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori