Mazhoranca dhe opozita po debatojne per Ligjin e SHISH-it
Albeu.com
Vënia në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimi dhe miratimi i projekt-ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka shkaktuar debat që në fillim të seancës së sotme plenare.
Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, deklaroi se deputetët e PS janë për heqjen nga rendi i ditës i këtij projektligji pasi një miratim i tij do të ishte një precedent për parlamentin shqiptar.
"Nëse do të mitatohet ligji për SHISH-in ky do të jetë një precedent në parlamentin shqiptar dhe nuk mund të lejojmë që kriza politike që po hiqni zvarrë dhe që e keni ngritur ju, të shtojë edhe krizën me partnerët tanë ndërkombëtarë NATO-N dhe SHBA-në" theksoi Ruçi.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, i cili theksoi se ky projekt ka kaluar më parë në komision dhe tani i mbetet vetëm Kuvendit që ta kalojë për miratim.
Sipas tij opozita duhet të diskutojë për ligjin dhe jo të diskutojë për procedura. Ai shtoi gjithashtu se maxhoranca është e gatshme të dëgjojë të gjitha shqetësimet e opozitës në lidhje me ligjin e SHISH-it por jo ti imponohet maxhorancës kalendari i punimeve.

Edhe zëvendëkryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta është shprehur kundër diskutimit në Parlament i ligjit për SHISH-in. Sipas tij ky projektligj duhet të shtyhet në një tjetër seancë pasi duhet një konsultim me partnerët e NATO-s dhe se pritet një vendim mjaft i rëndësishëm i GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 22/07/2010, ora 11:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori