Pas një takimi me diplomaten
gjermane në Tiranë, Gramoz
Ruçi thotë se zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e
kuqe, që për kryeparlamentarin janë Kushtetuta dhe pakthyeshmëria e reformës në
drejtësi.
“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e
kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në
drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në
drejtësi”, është shprehur
Ruçi gjatë takimit me ambasadoren
gjermane në Tiranë, Susane
Schutz.
Sa i përket takimit me
Schutz,
Ruçi vlerësoi punën e ambasadores
gjermane, e cila është në përfundim të misionit të saj në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit falenderoi ambasadoren
Schutz edhe për qetësine, maturinë dhe vendosmërinë e saj personale për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, duke u mbështetur në kushtetueshmërinë dhe sundimin e ligjit.
Shtuar më 22/07/2019,
ora 16:54