Maxhoranca nuk heq dorë, mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës
Shkarkimi i Metës nga Presidenca nuk është harruar.

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, do të mblidhet sërish.

Mbledhja është parashikuar që të mbahet me datën ditën e hënë me datë 13 korrik. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00.

Në këtë mbledhje komisioni do të administrojë opinionin e Komisionit të Venecias dhe provat e tjera të vëna në dispozicion për çështjen në fjalë.
Shtuar më 10/07/2020, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori