Maturantët humbës edhe në raundin e II, në protesta para Kryeministrisë
Nuk kanë qënë të paktat rastet kur dhjetra maturantë janë organizuar në një protestë, ku kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe Ministrja e Arsimit të reagojë dhe të zgjidhë situatën kaotike me pranimet në universitete.

Nën një zë ata ankohen se kanë mbetur këtë vit pa hyrë në universitet, kjo sipas tyre, për shkak të skemës që u përdor për përzgjedhjen e fituesve.

“Turp, turp Edi Rama!”. Me këtë thirrje kanë protestuar para Kryeministrisë maturantët të cilët kanë rezultuar humbës edhe në raundin e dytë të aplikimit për në universitete.

“E kam pasur mesataren 9.5 gjatë tre vjetëve, por me mesataren e AKP më doli 9 dhe si rrjedhim, më ra një degë që nuk më pëlqente”, është shprehur një vajzë protestuese.

“Nëse dikush do të bisedonte me ne, zgjidhja edhe mund të gjendej”, tha maturantja, duke shpresuar ende për një reagim nga qeveria.

Të rinj të tjerë vunë në dukje se atyre iu janë hequr nga mesatarja disa lëndë, të cilat nuk iu njohën, ç’ka çoi në uljen e mesatares ndjeshëm dhe daljen fitues në degët që nuk u interesonin. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2016, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori