Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash me rreze të gjatë

SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi, tha presidenti Joe Biden.

Komentet e tij pasuan raportet se administrata Biden kishte marrë në konsideratë dërgimin e sistemeve të avancuara të raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.

Rusia ka thënë më herët se e shihte çdo dërgesë të armëve të rënda si një përshkallëzim provokues.

Më herët, këshilltari ukrainas i mbrojtjes, Yuriy Sak, tha për  BBC se vendit të tij i duheshin të ashtuquajturat sisteme raketash me shumë lëshime, të cilat kanë një rreze më të madhe se ajo që ka Ukraina për momentin, “për të korrigjuar çekuilibrin në artileri në lindje”./albeu.com