Maturantët nesër i nënshtrohen provimit të parë, ja çfarë duhet të dini
Ditën e premte maturantët do t`i nënshtrohen provimit të parë, atij të gjuhës së huaj.

Testi do të nis në orën 10 dhe do të zgjase dy orë e gjysmë.

Maturantët duhet të paraqiten në gjimnazet përkatëse që në orën 8 me një mjet identifikimi me vete.

Janë rreth 36 mijë maturantë që të premten do ti nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj të parë.

Në gjimnaze përgatitjet janë drejt fundit. Në disa prej tyre ,provimi do të zhvillohet nga klasa.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë që në 8, provimi fillon në 8.30 por ata duhet të paraqiten në 8 sepse fillon leximi i emrave një për një , kontrollohen me dedektorë nxënësit që mos të kenë pajisje eklektronike , janë udhëzuar që celulari nuk duhet me vete sepse do të ketë penalitete më pas.

Të marrin ndonjë shishe me ujë sepse do ju duhet , stilolapsa të kenë uniformën e shkollës dhe mjet identifikimi sepse duhet patjetër. Administratorët dihet që nuk do të jenë mësuesit që japin mësim . Nëpër ambjentet e shkollës do të qëndrojë vetëm drejtuesi i shkollës”, thotë Teuta Dobi për Ora News.

Matura e ketij viti vjen me disa risi.

Teuta Dobi : Ne do të respektojmë rregulloren e Maturës Shtetërore. Distanca e nxënësit nga njëri- tjetri do të jetë 1 metër. I kemi bërë klasat gati. Për këtë jemi duke punuar me intensitet. Në një bankë do ulet një nxënës dhe në një klasë do të ketë 15 nxënës mesatarisht.

Risi këtë vit do të jetë edhe korrigjimi. Pyetjet me alternativa do t`i besohen elektronikës. Kjo do të shmang gabimin njerezor si dhe do të reduktojë kohën e korrigjimit.
Shtuar më 06/06/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori