Matura, zhvillohet nesër provimi i Matematikës
Maturantët e zhvillojnë nesër provimin e dyte të detyruar të Matures Shteterore. Provimi i Matematikës do të zhvillohet në 212 qendra dhe në të do të marrin pjesë 45,032 maturantë të shkollave të mesme të vendit, për të gjitha profilet.

Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka dekalruar sot se MAS ka marrë të gjitha masat për të realizuar një proces me standard të unifikuar dhe me shanse të barabarta për të gjithë nxënësit, pasi vetëm kështu do të mundësojmë një vlerësim objektiv dhe sigurojmë një cilësi të lartë.

"Provimi i matematikës, si një provim i shkencave të sakta, në të vërtetë kërkon një menaxhim shumë të mirë dhe për specifikën e tij. Testi i matematikës është hartuar nga mësues ekspertë në fushën e matematikës, duke pasur për bazë programet orientuese të hartuara nga IZHA dhe të miratuara nga MAS, si edhe lëndën e zhvilluar në tre vitet e shkollës së mesme"- tha ministrja.

Sipas saj, MAS dhe DAR/ZA kanë siguruar që gjendja fizike e qendrave të provimit dhe higjena e tyre të jetë konform rregullores së MSH 2014.

Nderkohe qe korrigjimi i provimit të lëndës së “Gjuhës shqipe dhe Letërsisë” do të publikohen ditën e enjte. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2014, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori