Deputeti demokrat marton vajzën, mbështetësit e Berishës dhe Alibeajt në një tryezë (FOTO LAJM)

I buzëqeshur, në krahët e vajzës në një vallëzim, deputeti demokrat Dash Sula është shfaqur ndryshe mbrëmjen e kaluar. Sula ka martuar vajzën e tij, ndërsa kanë organizuar një ceremoni ku kanë mbledhur miq e të afërm.

Në këtë rast gëzimi, duket se demokratët nuk njohin ndasi. Sula ka bërë bashkë deputetët, ku krahas mbështetësve të Alibeajt, në dasmë shihet edhe mbështetësi i Sali Berishës, Luçiano Boçi.

Deputeti Kreshnik Çollaku, i cili përmes një postimi në Facebook ka postuar disa momente nga dasma, ku ka zbuluar detaje nga dasma, teksa krahas tyre ka shkruar “Rrofsh Dash që na mblodhe”.