Matura Shtetërore, publikohet Libri i Transparencës
Pëlqej
Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi sot Librin e Transparencës, i cili plotëson kuadrin e informimit të saktë të maturantëve. Në këtë libër çdo maturant gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, si mesatarja e përgjithshme; rezultati i provimeve të Letërsisë, Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje; preferencat e përzgjedhura në Formularin A2, etj.

Mbi bazën e elementeve të lartpërmendur, në Libër janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë të përzgjedhur prej tij gjatë aplikimit online të Formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga MAS, pas propozimeve të shkollave të larta publike.

Çdo maturant/kandidat, pas leximit në Librin e Transparencës të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur, si dhe pikëve të fituesve të fundit të publikuara tashmë në Web Site e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori