Sali Berisha: Lulzim Basha punoi që të shpallesha “non-grata” në Amerikë!

Një deklaratë e fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha.

Berisha deklaroi publikisht në Syri.tv se ka informacione nga dy burime ndërkombëtare se ka qënë vetë Basha që ka punuar me SHBA për t’a shpallur atë “non grata”.

Ish-kryeministri deklaroi se burimet, sipas tij shumë serioze ia bënë të ditur këtë informacion dhe sipas tij, ishte totalisht i vërtetë pasi Lulzim Basha veproi “pas shpine”.

Deklarata e Berishës:

Lulzim Bashën jam munduar ta mbështes pa asnjë interes. Unë isha kryetar i dorëhequr. Rikthimi im është shfaqur në datën 20 maj. Praktika e jetës time është që unë s’kam thirrur kurrë në zyrë t’i them ke thënë këtë gjë. Po më tha njëherë thotë ambasadorja se ne i kemi ccuar fjalë Berishës, e ka ditur këtë. Asnjëherë. Ma tha njëherë, s’më erdhi mirë.

Ma tha dhe njëherë tjetër. I thashë meqënese ma the po ta them dhe unë më kanë ardhur dy informacione që një nga këta njerëz që po punojnë është Lulzim Basha. A t’i besoj unë që Lulzim Basha punon kundër meje ? Se besoj dot. A të ka bërë presion Ambasada, atëherë mblidh këshillin kombëtar. S’mund të sillesh në këtë mënyrë me një parti.

Kjo është kriza më serioze në PD dhe ndjej shumë keqardhje. Mund t’iu them se shumica e anëtarësisë nuk e besonte si lider Lulzim Bashën . Nuk janë vetëm pollet por dhe vetë ndjesia. Por unë jam përpjekur.Kam bërë luftë me mediat që e zhvlefsonin në shkallë ekstreme. Jam përpjekur t’i vë në pah meritat që nuk i hiqen dot. /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 21:20