“Luis Suarez? Më vjen turp që jam italian”

Çështja Suarez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali.

Sulmuesi ka përfunduar në shënjestrën e kritikave pas kaosit të shkaktuar nga farsa e provimit të tij të italishtes të zhvilluar në Perugia.

Kjo situatë është komentuar edhe nga ish-zëri historik i Rai-t, Riccardo Cucchi, i cili ka folur për Sky Sport dhe nuk i ka kursyer kritikat e rënda.

“Në situata si kjo më vjen turp që jam italian, është një farsë e shëmtuar, në Itali nuk arrijmë të respektojmë rregullat. Më dhemb akoma më shumë nëse mendoj për qytetarët që vuajnë për të marrë nënshtetësinë në vendin tonë”, ka thënë Cucchi.

“Fakti që një futbollist është përfshirë në një situatë si kjo i përkeqëson akoma më shumë gjërat”.


Shtuar 23.09.2020 19:52