Matteo Salvini poston foto, në zyrë mban objektin shqiptar që do na bëjë krenar
Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali,LEGA NORD
Matteo Salvini ka publikuar mëngjesin e sotëm një
foto nga shtëpia e tij.
Salvini i buzëqeshur teksa mban në dorë një kapele të Rojeve Bregdetare italiane, por vëmendjen e ka marrë një detaj
shqiptar.
Në raftin pas tij ndodhet një qeleshe
tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”.
“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salivini.
Shtuar më 23/07/2020,
ora 20:35