Matilda Makoçi kujton: Si më ngacmonin në gimnaz dhe raporti me Gregun
Ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, aktorja Matilda Makoçi ishte e ftuar këtë të diel në emisionin ‘E Diell’ në “Top Channel”.

Aktorja mes tjerash ka folur dhe për rininë e saj si dhe marrëdhënien që ka me djalin e saj të vetëm Gregor Ramën.

Adi Krasta nuk nguroi ta ngacmojë edhe për kohën e gjimnazit, por Matilda u shpreh se atë e respektonin, por tregoi një rast kur dikush i kushtoi poezi.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Djemtë në atë kohë në gjimnaz…si me thënë, ke marrë ndonjë letër dashurie?

Makoçi: Kishin respekt, jo. Më kanë kënduar një këngë “O Matilda o Matilda, zemra për ty më rreh tik-tak, të dua përjetë” Poezia është lloji më i mrekullueshëm letrar.

Krasta: Dua të të bëj edhe një pyetje të fundit, t’i je aktore dhe mama.

Makoçi: Po jam dhe mama.

Krasta: Është i rritur, ke informacion për jetën e tij?

Makoçi: Natyrisht që m’i thotë të tëra, sa mundet mosha e tij të tregojë. Zgjedh se çfarë më thotë.

Krasta: Ne jemi plakur tashmë

Makoçi: Mosha bën të vetën, koha ikën…/Albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori