Ky është i vetmi VIP shqiptar që Ricky Martin “respektoi” (FOTO LAJM)

Për herë të parë,  këngëtari me famë ndërkombëtare, Ricky Martin, mbajti koncert në Tiranë ku elektrizoi gjithë Sheshin Skëndërbej me performancat unike. Pjesë të publikut që ndoqën Ricky Martin ishin një pjesë e mirë e VIP-ave shqiptarë, si Çiljeta Xhilaga, Jonida Aliçkolli, Aulona Musta, Elona Duro, Xhesika Berberi, Arjola Demiri, Endrit Mërtiri, Jonida Vokshi, Fjodora Fjora, Reme Lala, etj.

Ricky jo vetëm këndoi live për disa orë, por edhe performoi me këngët e ndryshme e madje hodhi flamurin shqiptar mbi shpatulla.

Këtë moment e publikoi edhe fotografi shqiptar, Endrit Mertiri. Pas këtij momenti edhe vetë Ricky e ripublikoi postimin e Endrit, duke e bërë të vetmin postim nga kjo mbrëmje./albeu.com/

 


Shtuar 23.07.2023 11:23