Maskë kudo nga e enjtja, Manastirliu thirrje qytetarëve
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vetëm dy ditë para vendosjes me ligj për maskën në ccdo ambient, ka dalë me një thirrje për qytetarët.

"Vendoseni maskën në mënyrë të tillë që të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën, parandaloni përhapjen e COVID-19’, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Manastirliut, nëse maska vendoset sic duhet, “ajo krijon barrierë që pengon spërklat e pështymës të futen në hundë e gojë. Këto spërkla janë përgjegjëse për përhapjen e infeksionit”.

Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik thotë që rreziku i ulët nga virusi të mos bëhet i madd, edhe nëse jeni më pak se 60-vjeç, e nuk keni sëmundje të tjera, mund të sëmureni me Covid-19.

Ndaj bëhet apel të pastrohen dhe dezinfektohen duart vazhdimisht, objektet dhe vendet ku rrimë, të shmangen grumbullimet dhe kontaktet me personat e sëmurë, e të mos preken me duar goja, hunda apo sytë.

Shtuar më 13/10/2020, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori