Maskat vjedhin një lokal në Lushnje
Dje, tre persona të maskuar dhe në kërcënimin e armës janë futur në një lokalLushnje, ku dhe kanë vjedhur rreth 40 mijë lekë të reja e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Në fshatin Mërtish, tre persona të maskuar, ku njëri prej tyre ka qënë i armatosur me armë zjarri, janë futur brenda në lokalin në pronësi të 27 vjeçarit K.A., banues në Lushnje.

Nga ana e policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja armë zjarri model 56. Tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori