Maskat terrorizojnë kambistin, i grabisin paratë në banesë
Pëlqej
Maskat këtë herë kanë terrorizuar qytetin e Peqinit.

Ata kanë grabitur një qtytetar me incialet B.T i cili punonte si kambist.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por tani është marrë edhe nga policia e cila ka nisur hetimet.

Mësohet se kanë qenë tre persona që kanë marrë pjesë në grabitje kanë qenë të armatosur. Dy prej tyre kanë qenë më kallashnikov dhe një me pistoletë.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.03.2018 rreth orës 01:53 në lagjen “Teqe” Peqin, persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe njeri dyshohet te kete pasur arme janë futur në banesën e shtetasit B.T., 67 vjeç dhe nën kërcënim i kanë marrë një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori