Maskat tentojnë të grabisin bankën në Vlorë, policia prish planin
Ka rezultuar e dështuar tentativa e një grabitje në Vlorë, ndërsa policia ka ndërhyrë në kohë reale. Persona të maskuar kanë tentuar të grabisnin, por falë ndërhyrjes së policisë në kohë reale, situata i është rikthyer normalitetit.

Raportohet se persona të maskuar u përpoqën sot të kryenin grabitje të armatosur në Vlorë, duke sulmuar filialin e një banke private. Ngjarja është shënuar në filialin bankar në bulevardin Vlorë-Skelë. Të dyshuarit e ngjarjes janë Irakli Halilaj, 33 vjeç dhe Skënder Lamaj, 29 vjeç, që të dy banues në fshatin Trevllazën të rrethit Vlorë.

Dy djemtë kishin vendosur paruke në kokë dhe kishin mbuluar pjesën e fytyrës pjesërisht. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë vendosur të largohen në këmbë, deri tek automjeti me targa TR 2509 U tip Fiat Brava që e kishin parkuar pranë universitetit të Vlorës, pak metra larg vendit ku ndodhej banka.

Ata u arrestuan në kushtet e flagrancës nga policia. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se një nga të dyshuarit, Irakli Halilaj, deri disa muaj më parë ka qenë punonjës i INUK. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2014, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori