Maskat tentojnë të grabisin një dyqan celularësh në Shkodër
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një dyqan celularësh. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës përballë Sahatit, mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00.

Nga informacionet paraprake thuhet se nuk dihet nëse autorët kanë mundur të marrin sende në dyqan.

Punonjësja e dyqanit ka rrëfyer për policinë se një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në dyqan.

Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Albeu.com
Shtuar më 12/03/2017, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori