Maskat i hyjnë në shtëpi me kallashnikov dhe i vjedhin milionat biznesmenit
Një biznesmen në Fushë-Krujë ka rënë pre e grabitjes nga persona të maskuar.

Katër persona morën nën kërcënimin e armëve automatike, para, bizhuteri dhe automjetin e Blerim Kaloshit dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira.

Në total, shuma e grabitur është 4 milionë lekë të vjetra, ku 2.5 milionë iu grabitën të zotit të shtëpisë dhe 1.5 milionë të tjera nipit të tij. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Kryefamiljari Kaloshi është shprehur se autorët ishin katër persona, dy me kallashnikovë e dy me pistoleta, që të gjithë të maskuar. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori