Atentati në Astir, viktima e njihte personin që e nxorri në pritë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e mbrëmshme e Vilson Tafciut në zonën e “Astirit”

Albeu.com mëson se nuk ishte një sherr i castit. Eshtë thirrur dhe ka patur njohje me personin që e ka thirrur. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e pasme të lokalit ku ka edhe një rrugë dytësore.

Kamerat e sigurisë së lokalit nuk kanë fiksuar asgjë pasi kanë tre javë të prishura.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Astir, ndërkohë që i riu Tafçiu ishte duke pirë kafe në një lokal. Njoftimi zyrtar i policisë:

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve
/albeu.com/


Shtuar 21.01.2020 08:33