Maskat grabisin banesën në Lezhë, dhunojnë kryefamiljarin
Pëlqej
Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një banesë në Lezhë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bordit të kullimit. Sipas policisë kanë qenë tre persona të cilët kanë hyrë në banesë ku kanë grabitur një shumë parash si dhe disa bizhuteri.

Ata kanë dhunuar kryefamiljarin Arben Isaku dhe më pas janë larguar nga banesa duke përfituar edhe nga errësira. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorëve të grabitjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Informacion paraprak

Me datë 21.02.2018, rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje. Forca të shumta policore po krehin zonën duke perdorur edhe qenin e gjurmës. Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori