Zbardhen diskutimet në mbledhjen e PD, kërkesa e Alibeajt për “Territorialen”: Deri në fund të korriku të jetë gati harta e re

Janë zbardhur diskutimet e para në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike në selinë blu. Mësohet se po diskutohet për Reformën Territoriale, dhe se kreu i grupit Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që këtë muaj të evidentohen problematike dhe në korrik të jetë gati harta e re.

“Ne qershor do te evidentohen problematikat qe lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri ne fund te korrikut do te dilte me propozim konkret, per menyren sesi do te duhet te jete harta e re territoriale e Shqiperise”, ka thënë Alibeaj.

Ndërsa deputeti i zonës së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj është shprehur duke thënë “Mendoj qe komisioni ka nje kompozim shume te mire duke filluar nga Dhurata qe ka nje artikulim te mire. Ne duhet te kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar qe eshte primar, sigurisht duhet te mbajme ne konsiderate edhe interesin elektoral. Nga te gjitha takimet qe kemi pasur me qytetare, ka nje dakordesi per rritjen e numrit te bashkive”.

Nga ana tjetër, deputetja Dhurata Çupi është shprehur se duhet komunikuar me qytetarët për atë që është bërë deri më tani, ndërsa shton:  “Ne dje jemi mbledhur anetaret e komisionit qe perfaqesojme PD. Miratuam dy eksperte qe do na bashkengjiten.
Faza e pare duhet te jete komunikimi me opinionin publik. Sot ka nje reforme te deshtuar sa i takon atyre cfare u premtua ne 2014.
Nje reforme qe premtoi shume por sot jemi para realitetit qe reforma ka deshtuar”./albeu.com


Shtuar 14.06.2022 16:47