Maskat grabisin automjetin pranë aeroportit të Rinasit
Dy persona të armatosur dhe të maskuar janë vënë në kërkim nga blutë e Tiranës, pasi i kanë vjedhur me dhunë një 61 vjeçari mjetin e tij dhe një sasi të konsiderueshme eurosh.

Burime nga policia bëjnë me dije se persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur paraditen e sotme një automjet në një zonë pranë aeroportit të Rinasit.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë vjedhur me dhunë shtetasit me iniciale C.H, 61 vjeç, një sasi të papërcaktuar eurosh, si dhe i kanë grabitur mjetin BMV me targë TR 7755 M. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2015, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori