Maskat grabisin 30 milion lekë të spitalit privat
Pëlqej
Një nga automjetet që shërbejnë për transportimin e parave të bankave është grabitur pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur brenda ambjenteve te Spitalit Ushtarak, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një sasi prej rreth 30 milionë lekësh të vjetra.

Mësohet se paratë të cilat i përkisnin Spitalit Amerikan do të transportoheshin për në banke nga persona të autorizuar të spitalit. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori