Mashtruan ukrainasin me shitjen e një apartamenti, sarandjotët e pësojnë keq
Policia bën me dije se ka nisur hetimin ndaj dy sarandjotëve pasi akuzohen për mashtrim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy sarandjotët kanë mashtruar një shtetas ukrainas me shitjen e një apartamenti në qytetin bregdetar.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar në policinë e Sarandës ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit E.Ç e A.S, vjeç 41 e 48 banues në Sarandë, pasi dyshohet se kanë mashtruar për shitjen e një apartamenti në Sarandë, shtetasin ukrainas H.N, vjeç 36, banues në Ukrainë. Neni 143 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 20/09/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori