Mashtruan qytetarët me tollona, burg për administratorët e Gulf
Pëlqej
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e "arrestitburg" në mungesë për shtetasin Alban Aliko me detyrë ish-menaxheri kryesor i kompanisë së naftës "Gulf".

Veç Alikos, caktimi i masës së "arrestitburg" është dhënë dhe për shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, që mbante detyrën e administratorit të kompanisë.

Tashmë dy personat, janë zyrtarisht në kërkim policor, pasi vendimi i gjykatës së Tiranës, i është dërguar policisë për ekzekutim.

Sipas prokurorisë mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore.

Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori