Mashtruan dynjanë, kapen për 430 mijë euro burrë e grua në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar burrë e grua për mashtrim në shuma të mëdha në Tiranë.

Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar Alfred Alku, 36 vjeç dhe bashkëshortja e tij Ornela Alku, 32 vjeçe pasi gjatë aktivitetit të tyre në një Exchange kanë mashtruar persona të ndryshëm duke përfituar një vlerë totale prej rreth 430 eurosh.

Njoftimi i policisë

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P.Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të "Mashtrim i kryer në bashkëpunim". Më datë 23.07.2017 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve :

- Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- 773.400 lek
- 450 euro
- 100 dollar
- 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale "Mashtrim i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.
Shtuar më 24/07/2017, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori