Mashtron shtetasen e huaj përmes Facebook-ut, shqiptari e lë mes katër rrugëve
Pëlqej
Një tjetër histori Facebook-u nuk ka përfunduar aspak mirë, e ku protagonist është bërë një shqiptar me një të huaj, i cili e mashtroi vetëm për të kaluar kufirin. Ndonëse nëna e katër fëmijëve kishte rënë në dashuri, ajo u tradhëtua pabesisht nga shqiptari, ku në fillim të romancës së tyre i kishte dhënë identitete të rreme.

Nëna e 4 fëmijëve, Melani Eduards, thotë se F. Ismaili “i shkatërroi jetën”, pasi u kap në doganën franceze me dy shqiptarë në bagazhin e makinës.

Ajo thotë se kishte rënë në dashuri me shqiptarin që e kishte njohur në Facebook, i cili e përdori atë për t’u futur ilegalisht në Angli së bashku me kushëririn e tij dhe më pas e ndau. Ndonëse familja e saj ishte kundër kësaj lidhje, ajo nuk i kishte marrë parasysh pasojat fatale.

"Ai më shkatërroi jetën. Unë nuk jam kriminele. Jam thjesht pak e dobët dhe besoj shpejt tek njerëzit. Ka qenë e vështirë për mua. Shumë e vështirë”.

Por edhe pasi e kishin kapur, gruaja i dërgoi 500 paund F.Ismailit, sipas të dhënave të policisë. Pavarësisht kësaj, gjyqtari e la të lirë me 240 orë punë për komunitetin dhe dënim me një vit burg, në rast përsëritjeje te veprës penale.

"Ai gjithmonë thoshte se më donte dhe unë e besova. Por kur e kapën dhe ishte jashtë Anglisë, më dërgoi disa herë të njëjtin mesazh “Mori fund”.

"Dukej sikur gjithçka kishte dashur prej meje ishte të fuste kushëririn e tij në Angli. Unë e di si ishte me vajzat. Ndoshta donte të njëjtën gjë nga ato. Kisha rënë në dashuri me të dhe do të bëja gjithçka për ta kënaqur. Miqtë dhe familja më thonin se ishte një “dru i shtrembër”, por unë vazhdova gjithsesi. Doli se ata kishin të drejtë", ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2016, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori