Mashtroi për 20 vite dhe fitoi 900 mijë franga, por ja si e pëson shqiptari
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një shqiptar i Kosovës ka marrë mbi 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit pasi për 20 vite është shitur si invalid.

Por ky mashtrim është kapur nga detektivët privatë sociale të cilët kanë paralajmëruar shqiptarin për veprën “penale” që ka kryer.

Kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch.

Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.
Por, pasi sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar.

Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të ecte me makine, ata e kishin filmuar në timon. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.
Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bëhet më mirë dhe kamioni eshte një lloj terapie.
Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij. Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu”, thotë ai.
Nga ana tjetër, rasti është i ndjeshëm sepse vëzhgimi nga ana e detektivëve është metodë e kontestuar. Vitin e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg kishte konstatuar për një rast të ngjashëm në Zvicër se dëshmitë e nxjerra në këtë mënyrë janë ilegale. Kështu, xhirimet e realizuara në rastin e kosovarit mund të mos njihen nga gjykata.
Çifti kosovar do të paraqitet para Gjykatës së Qarkut në Baden javën tjetër. Prokurori ka kërkuar deri në gjashtë vjet burg për të akuzuarin. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 07:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së