Mashtroi bashkë me të ëmën 225 persona, arrestohet Adela
Vihet në pranga Adela Makashi, vajza 30-vjeçare e Lule Makashit, e arrestuar nga policia për mashtrim me vizat kanadeze.

Arrestimi i Adelës është bërë gjatë së hënës, ndërsa ndaj saj gjykata kishte vendosur si masë sigurie "detyrim paraqitje", por prej dy vitesh kishte humbur gjurmët.

Ndërkohë Lule Makashi, ndodhet në qeli, ku po vuan dënimin me 6 vite burg.

Kujtojmë se Lule Makashi u arrestua në 29 prill 2016, në aeroportin e Rinasit, e depërtuar nga autoritetet kanadeze.

Nënë e bijë akuzohen për mashtrim me vizat kanadeze ndaj rreth 225 personave.

Nënë e bijë u premtonin qytetarëve të ndryshëm se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjencisë së punësimit Ande-Lm. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2018, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori