Mashtroi 2 të rinjtë duke u marrë 2 mijë euro, shpallet në kërkim
Një person është shpallur në kërkim nga ana e bluve të Elbasanit, pasi me anë të mashtrimit u ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dy të rinjve.

Këta të fundit menjëherë i janë drejtuar rajonit të policisë lidhur me këtë grabitje, duke bërë që të nisin hetimet paraprake.

Dje dy personat me iniciale A.H., 26 vjeçe, banuese në Elbasan dhe E.Ç., 28 vjec, banues në Elbasan, kanë deklaruar në polici se me anë të mashtrimit, një person i'u ka marrë rreth 2000 euro.

Në ngarkim të të dyshuarit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale të “Mashtrimit”. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori