Mashtrimi me këpucët firmato, prodhohen në Shqipëri
Britanikja "The Guardian" ka raportuar se si pasojë e një investigimi ka rezultuar se këpucët e shtrenjta në butikët e Londrës, "Made in Italy" apo "Made in Germany", janë të prodhuara në Shqipëri.

Por, "më shqetësues, nuk është fakti se këto këpucë prodhohen në vende të lindjes dhe shiten shtrenjtë, por kushtet e punëtorëve", thekson "The Guardian".

Gazeta shkruan se Investigimi vëren se në Shqipëri punëtorët shfrytëzohen në këtë lloj pune, duke marrë më pak se gjysmë paundi në orë.

Më pas vjen edhe abuzimi me firmat. Atyre u stampohen logo dhe mbishkrime sikur janë prodhuar brenda BE-së, kur në fakt është ndryshe. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2016, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori