Mashtrimi i qeverisë me rrugët
Partia Socialiste akuzoi sot kryeministrin Berisha se po mashtron shqiptarët me në lidhje me rrugët e ndërtuara nga qeveria e tij. Në një deklaratë për mediat, anëtari i grupit të punës për programin në PS, Artan Lame publikoi disa të dhëna mbi rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve.

Te dhenat e paraqitura nga PS

Lloji i rrugëve:
Investitor:
Gjatësia (km)
(A) Autostrada

0
(B) Superstrada (4 korsi) Buxheti i shtetit + Kredi.
135
(C) Rrugë Kombëtare të reja dhe rikonstruksion i plotë (1, 2 korsi) Buxheti i Shtetit + Kredi
560
(F) Rrugë rurale me 1, 2 korsi FZHSH (Fondi Kuvajtjan, GIZ, IPA, etj)
680
(F) Rrugë rurale (1+2 korsi) DPRR
140
Gjithsej:
1.515


Pra rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi.

Ne po sfidojmë publikisht Qeverinë dhe Kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të rrugëve të shtruara nga Tirana deri në Tokio.

Le të bëjmë tani analizën për tabelën e mësipërme:

Autostrada, (rrugë të kategorisë “A”), të ndërtuara: 0 Km.
Ato që ne në të folmen e përditshme i quajmë autostrada, jo me standardet Evropiane, por as me Kodin Rrugor të RSH nuk janë të tilla.


Rrugë kombëtare me 4 korsi, (rrugë të kategorisë “B”), ose superstrada: Gjithsej 135 km.
Para një viti Ministri i Transporteve deklaroi: “Nuk do të merrem me ato që po investohen, do të merrem vetëm me ato që janë bërë, me punët e kryera. Janë 302 km autostradë, rrugë me katër korsi të kategorisë A”. (citim 29.03.2012)

Ne e sfidojmë publikisht Qeverinë dhe Kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të superstradave të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse.

Rrugë kombëtare me 1 dhe 2 korsi, ose rrugë të kategorisë “C”: Gjithsej 560 km.
Ne e sfidojmë publikisht Qeverinë dhe Kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të rrugëve kombëtare të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse.

Në përllogaritjet tona, natyrisht që mund të ketë edhe ndonjë pasaktësi, por që nuk shkon më shumë se 50 apo 100 km gjithsej. Kjo për arsyen e thjeshtë se Qeveria ka vendosur një terr informativ të plotë në këtë fushë. Përtej shifrës që lëshon Berisha paraqende, asnjë institucion shtetëror nuk jep asnjë informacion për rrugët:
- as portali i Ministrisë së Transporteve;
- as Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve;
- as Fondi Shqiptar i Zhvillimit;
- as Instituti i Statistikave.
Madje, është vendi të themi se institucioni përgjegjës për rrugët në Shqipëri,D.P.RR.-ja, nuk ka fare portal elektronik. Që prej një viti e kemi mbajtur në vrojtim dhe e themi me përgjegjësi një fakt të tillë skandaloz.Kushdo mund ta verifikojë lehtësisht një fakt të tillë.

Për çfarë “Shqipërie dixhitale” flet Kryeministri, kur institucioni më i rëndësishëm i gjësë më të rëndësishme që reklamon ai, nuk ka fare portal elektronik. Për çfarë transparence në tenderim dhe për çfarë aplikimi “on line” flet Kryeministri, kur institucioni më i rëndësishëm i gjësë më të rëndësishme që reklamon ai, nuk ka fare portal elektronik.

Ndërsa portali i Ministrisë së Transporteve është më interesanti. Në të gjen 5 deklarata njëra pas tjetrës të Ministrisë kundër deklaratave të Edi Ramës për çështjen e rrugëve. Po mirë, nuk ka punë tjetër kjo Ministri, përveçse të zgjohet sa herë flet Edi Rama?! Do kishin një mënyrë shumë të thjeshtë me një deklaratë të vetme: Të publikojnë rrugët që kanë shtruar.

Ne dhe gjithë shqiptarët, mbetemi në pritje që qeveria të publikojë tabelat e rrugëve që kanë ndërtuar.
Aty do të shohim pastaj se si katandis kokoshi në thelë të hidhur që, jo vetëm na duhet ta gëlltisim, por edhe ta paguajmë sa frëngu pulën. Them si frëngu pulën pasi do të flasim në ditët në vijim se sa na ka kushtuar ne të gjithëve kjo gënjeshtra e 10.400 që janë vetëm 1515.

*Deklaratë për media e anëtarit të grupit të punës për programin, Artan Lame
Shtuar më 26/04/2013, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori