Liverpool dhe Man.City në garë për yllin e Premier League

Liverpool dhe Manchester City do të sfidojnë njëra-tjetrën jashtë fushave të futbollit këtë verë.

Të dy skuadrat, kanë vendosur të shkojnë pas Adama Traore, futbollistit që ishte sensacion sezonin e kaluar në Premierligë.

Sipas The Mirror, Liverpool dhe Manchester City janë të interesuar të nënshkruajnë me Traoren.

Në anën tjetër, një ofertë e mirë nga Liverpool apo Manchester City, do të pranohej nga Wolves, që po kërkon rë rigjenerojë të hyra.

Traore ishte në mesin e lojtarëve kryesor të Wolves sezonin e kaluar, duke bërë që skuadra e Espirito Santos të regjistrojë suksese të mëdha, teksa në Ligën e Evropës shkuan deri në çerekfinale.


Shtuar 23.08.2020 08:39