Acarohet situata në Has, kandidatit për bashkinë i djegin makinën

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur makina brenda garazhit.

Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Mjeti i kandidatit socialist është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.

Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët./albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 09:02