Masat ne kufi, policia kthen 4 shtetas në Kapshticë
Vala e azilkërkuesve që zgjedhin shtetet kufitare për të kaluar më pas drejt Gjermanisë, ka shtuar kontrollet në pikat kufitare. Një ditë më parë policia kufitare e Kapshticës ka kthyer katër persona dhe ka prangosur transportuesin e tyre.

Kthimi pas ka sjellë irritimin e udhëtarëve, sipas të cilëve janë ndaluar padrejtësisht duke shkelur të drejtat e lëvizjes së lirë.

Familja Xhambazi banues në lagjen 8 në Korçë, pjesë e komunitetit rom, ishte nisur drejt Greqisë dhe më pas destinacioni i tyre ishte Gjermania.

Irena Xhambazi tregon se arsyeja e largimit ishte për shkaqe shëndetësore, transmeton Ora-News.

Gjatë muajve të fundit vetëm në qytetin e Korçës janë drejtuar Gjermanisë për të kërkuar azil mbi 300 familje kryesisht të komunitetit rom. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori