Masat e ndërmarra për koronavirusin në Shqipëri: Kemi skenarë deri në pandemi
Teksa qytetarët janë në ankth se nëse vendi preket nga koronavirusi, a do jenë në gjendje mjekët të përballojnë këtë fluks, një përgjigje ka ardhur në këtë drejtim.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaron se nuk është e vërtetë që Shqipëria nuk është e përgatitur për ardhjen e koronavirusit. Ajo tha në “Tempora” se ka skenarë deri në pandemi për këtë virus të ri.

“Mjafton që të hapni sajtin e ISHP dhe do të gjeni informacion të përditësuar. Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur. Këto janë skenarët, deri në pandemi.

Nëse ke një pacient zero, ti duhet të dish fillimisht se çfarë kapacitetesh ke dhe pacienti i parë do të shtrohet te Infektivi.

Sot që flasim aty kemi 85 shtretër, plus 4 reanimacioni dhe 12 urgjencë. Kur hyn në sekondën e parë, ky pacient vendi ose shtrati ku ai do të shtrohet në varësi të gjendjes, ku thamë se 98 % të këtyre pacientëve shërohen, do të shkojë në këtë pavion. Rastet e rënda do të shkojnë në reanimacion”.
Shtuar më 25/02/2020, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori