Masakruan me thikë 22-vjeçarin, autorët: Na ofendoi, s’donin t’a vrisnim
Ka nisur seanca gjyqësore për 4 të arrestuarit për vrasjen e 22 vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e cila ndodhi para 3 ditësh në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të akuzuarit.

Të dhëna pranë seancës bëjën me dije se deri në këto momente vetëm Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Ndërkohë të 4 të arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë patur qëllim ta vrasin të riun I cili humbi jetën.

Para nisjes së seancës në pjesën e pasme të Gjykatës, mësohet se 5-6 persona të rinj janë konfliktuar e gazetarët pasi nuk donin që shokët e tyre të filmoheshin.

Sipas hetimeve, viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Nderkohe, Bitraj pretendon se është ofenduar gjatë telefonatës. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.

Mes tyre fillimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë duke e lenë të vdekur. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori