Masakroi me thikë gruan dhe e dogji me acid, kapet burri pas 36 orësh arrati
Është arrestuar mbrëmjen e së dielës vonë pranë Russi, në Ravenna, pas një arratie 36 orëshe, Enver Kelmendi, murator 43 vjeçar, shqiptar nga Kosova, i cili masakroi me thikë bashkeshorten e tij shqiptare dhe më pas e dogji me acid.

Ai është personi që shihni në foton më poshtë:

Pasi dhunoi të shoqen ia mbathi duke marrë me vete dy fëmijët e mitur, 10 e 14 vjeçarë.

Enver Kelmendi është arrestuar pasi ishte duke lëvizur me makinë rreth orës 21:00, raportojnë mediat italiane.

Mbremjen e te shtunes raportohet se kishte fjetur tek disa miq te ti, teksa per ta thuhet se do procedohen si bashkepunetore, teksa ne mengjes te dielen ai do te nisej per ne Zvicer ku thuhet se ka nje vella qe jeton atje dhe qe me heret Kelmendi ka punuar me te edhe si murator. /albeu.com/

Shtuar më 24/07/2017, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori