Masakroi gruan me sëpatë për xhelozi, 35 vite burg Veli Dervishit
Pëlqej
Gjykata dënoi sot me 35 vite burg Veli Dervishin, i cili vrau bashkëshorten e tij duke e qëlluar më sëpatë në kokë, paraditen e 29 gushtit të vitit të shkuar.

Më parë, ai kishte deklaruar se e vrau bashkëshorten e tij, Shazivare (Merja) Dervishi sepse "i kishte nxirë jetën".

Sipas avokatit të tij, Stefan Topallit, vrasja kishte ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka qenë e paramenduar.

Në një intervistë nga burgu në kohën kur Veli Dervishi gjendej në burgim deklaroi se kishte aluduar për bashkëshorten e tij dhe ishte ndjerë xheloz, pasi ajo mbajti një natë pa pagesë në shtëpinë e tyre në Golem një familje nga Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori