Aquaparku gjigant “Equos Resort”, freskia shumë pranë Tiranës për të gjithë familjen: Surprizat e pafundme që ju presin

Ditët e nxehta mund të kalohen bukur dhe në Tiranë.  Mjafton të udhëtoni  drejt periferisë.

“Equos Resort” në Mullet është kthyer në destinacion  veror  për shumë familje.

Resorti modern ka menduar për të gjithë grupmoshat.

Një grup animatorësh mund të argëtojnë fëmijët ndërsa prindërit mund të  konsumojnë një pije, të  marrin rreze dielli apo të notojnë.

Aqua parku dhe pishinat në “Equos Resort” dallojnë nga njëra – tjetra  për veçantitë që ofrojnë.

Një hapësirë e posaçme i dedikohet hipizmit.  17 kuaj janë aty për këdo që dëshiron ta ushtrojë sportin elitar.

Restoranti është ndërtuar sipas konceptit të agroturizmit.

Në “Equos Resort” menaxheri Adriatik Llangozi tregon se asnjë ditë nuk është njësoj.

Në këto ditë të nxehta që kanë mbërthyer vendin në “Equos Resort” mund të gjeni një hapësirë  çlodhëse në shtatë ditë të javës. /abcnews.al


Shtuar 30.07.2022 17:46